Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Nënë Terezës”, bashkë me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup, Skënder Asani dhe biografin e Nënës Terezë, Dom Lush Gjergji, sot në oborrin e Presidencës së Kosovës, në kujtim të Shën Terezës, mbollën bredhin me farat e bredhit të shkatërruar të Nënë Terezës.
Me këtë rast, Osmani u shpreh se bredhi simbolizon dëshminë e veprës së Nënë Terezës në shërbim të njerëzimit dhe vullnetin e saj për t’i shërbyer atij, përcjell Arbresh.info.
“Ky bredh, i mbjellë sot, simbolizon dëshminë e veprës së Nënë Terezës në shërbim të njerëzimit, vullnetin e saj për t’i shërbyer atij. Nënë Tereza gjeti gjithmonë forcë që dhimbjen e saj, të popullit të saj dhe të të gjithë të vuajturve ta kthejë në dashuri për njerëzimin, në vepër të përvuajtur në shërbim të të varfërve, madje, sikur thoshte vetë, në shërbim të më të varfërve ndër të varfrit”, tha presidentja Osmani.
Ndërkaq, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, Skënder Asani, tha se bredhi dedikuar Nënë Terezës simbolizon lidhjen mes njerëzve, popujve e vendeve.
“Shembulli i saj në shërbim të njerëzimit është modeli më i vyer, të cilin ne mund ta njohim.”, u shpreh ai./Arbresh.info.
Vinicius: Ishte penallti e qartë, nuk u dha sepse ishte shka...
Abdixhiku sot prezanton kandidatët për deputetë dhe programi...
Muriqi në formacionin e javës në La Liga, krah me Raphinhan ...
DW: Ballkani Perëndimor ende në pikë kritike, Serbia, penges...
Rrëzohet avioni privat në Meksikë, 10 viktima, mes tyre 3 fë...
Amorim i zhgënjyer pas barazimit me Bournemouth