Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka publikuar statistikat financiare për institucionet tjera financiare (jobanka) dhe remitancat për muajin janar 2024.
Sipas njoftimit të BQK-së remitencat për muajin janar ishin 84.6 milion euro, shkruan Arbresh.info.
“Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 63.3%, përmes bankave 19.4%, ndërsa kanalet tjera 17.3”, ka njoftuar BQK.
Ndërkaq, remitancat deri në fund të dhjetorit 2023 arritën vlerën rreth 1 miliard e 343.4 milionë euro.
“Remitancat deri në fund të dhjetorit 2023 arritën vlerën rreth 1,343.4 milionë euro, e cila paraqet rritje vjetore prej 10% “, njoftoi BQK.
Kurse, asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit janar 2024 arritën vlerën 312.2 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 6.8 milionë euro krahasuar me muajin paraprak
“Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit janar 2024 janë rritur për 41 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën rreth 2.75 miliardë euro”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses