Zëvendësguvernatorja për Funksione të Përgjithshme, Nesrin Shileku-Shala dhe anëtarja jo-ekzekutive e Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Nora Latifi-Jashari po marrin pjesë në Forumin e VIII-të të nivelit të lartë të qeverisjes për banka qendrore të organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) me temën “Roli i Bordit, mekanizmat mbështetës për qeverisje të mirë dhe zhvillimet e fundit”.
Ky Forum që po mbahet në Dubai, solli së bashku ekspertë nga institucione financiare botërore për të diskutuar çështje të rëndësishme të qeverisjes, përcjell Arbresh.info.
Në fjalën e saj në panelin me titull “Roli i Bordit dhe ndërveprimi me menaxhmentin ekzekutiv”, Latifi-Jashari theksoi rolin dhe kompetencat thelbësore që duhet të kenë anëtarët jo-ekzekutivë të Bordit Mbikëqyrës për të siguruar qeverisje efektive në institucionet financiare.
Latifi-Jashari nënvizoi se për funksionimin efektiv të një bordi, pavarësia dhe integriteti, së bashku me profesionalizmin, janë shtyllat që duhet të mbështesin strukturën e tij. Po ashtu, anëtarja e Bordit të BQK-së potencoi natyrën jetike të rolit të qartë dhe të pavarur midis bordeve Mbikëqyrëse dhe Ekzekutive për të siguruar mbikëqyrje efektive.
Më tej, Latifi-Jashari theksoi rëndësinë e kanaleve transparente të komunikimit në mes të këtyre bordeve për të mbajtur një strukturë të qartë qeverisjeje ku secili bord kupton qartë rolin dhe përgjegjësitë e tij.
Forumi, i cili është duke u zhvilluar nga 30 prilli deri më 2 maj 2024, ofron një platformë për zyrtarët e bankave qendrore dhe ekspertët e qeverisjes për të shkëmbyer ide dhe praktika më të mira./Arbresh.info

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...