Ushtruesi i detyrës së Zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare, Nexhat Kryeziu ka takuar përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe të Shoqatës së Bankave të Kosovës.
Në një njoftim për media thuhet se në këtë takim është diskutuar rreth refuzimit të disa bankave komerciale për të hapur llogari për gazetarët e Afganistanit, të cilët janë strehuar në vendin tonë bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës për strehimin e tyre, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, që është i iniciuar nga ECPMF, e që financohet nga Qeveria e Kosovës dhe mbështetet nga Iniciativa Hannah Arendt.
Zëvendësguvernatori Kryeziu ka thënë se kjo praktikë është e padrejtë sidomos në këtë rast kur ka të bëjë me çështje humanitare, derisa ka thënë se BQK-ja do t’i ndërmarrë menjëherë veprimet për të zgjidhur këtë problematikë të krijuar.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e AGK-së kanë falënderuar Zëvendësguvernatorin Kryeziu për reagimin e shpejtë të BQK-së në zgjidhjen e kësaj situate, ndërsa dyja palët, shprehën gatishmërinë që dy institucionet të rrisin edhe më tutje bashkëpunimin.
Ndërkaq Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, falënderoi BQK-në për angazhimin e menjëhershëm në zgjidhjen e kësaj çështje, derisa tha se kjo problematikë do të zgjidhet gjatë javës së ardhshme./Arbresh.info/
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...