Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, e ka telefonuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për ta falënderuar për sanksionet që Kosova i ka vënë Rusisë.
E veçanta e kësaj telefonate ishte se, si Kurti ashtu edhe Borrell, janë në kontinente tjera.
Për këtë telefonatë ka njoftuar Kurti në Tëitter, duke thënë se janë “të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore”, shkruan Reporteri.net.
“Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell për thirrjen e tij nga Kili. Megjithëse të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore, gjetëm disa momente për të diskutuar situatën aktuale dhe për të ndjekur dialogun e ardhshëm në rajonin tonë. Ai përsëri falënderoi Kosovën, për përafrimin me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter./arbresh.info/

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...