Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, Kryeziu ka thënë se, diplomati spanjoll ndaj Kosovës do t’i zbatojë politikat e përcaktuara nga liderët e 28 vendeve anëtare në mirëbesim.
Madje sipas Kryeziut, Borrelli, mund të shërbejë edhe si avantazh për Kosovën, duke ushtruar ndikim më të theksuar drejt vendeve mosnjohëse të BE-së.
Kryeziu ka shprehur skepticizëm rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, duke vlerësuar se gjasat janë që procesi të shtyhet për vitin 2020.
