Shefi i Diplomacisë Europiane, Josep Borrell, ka thënë se nuk do shkojnë fare në pushim, para se të rinis dialogu mes Kosovës e Serbisë.
Borrell në një konferencë për media, deklaroi se takimi në para fundit të qershorit, pritet të mbahet ashtu siç janë dakorduar me Kryeministrin Albin Kurti, njofton Klan Kosova.
”Dialogu do të rifillojë para fundit të qershorit siç kemi rënë dakord me kryeministrin Kurti”.
Pyetur nëse kanë caktuar ndonjë datë lidhur me takimin e paraparë në Bruksel, Borrell deklaroi se akoma s’ka diçka të tillë.
”Nuk ka lajme të reja, që nga takimi i fundit që pata me Kurtin. Ata kanë nevojë për kohë për t’u përgatitur”.
”Nuk mund të shkojmë në pushime, para se të rinisë dialogu”.
”Ne duhet të kemi këtë takim. Shpresoj që ata të kenë të gjithë informacionin e nevojshëm. Dhe shpresoj që të vijnë në Bruksel të përgatitur mirë”.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit