Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian , Josep Borrell ka konfirmuar se mes Kosovës dhe Serbisë nuk është arritur një dakordim për normalizim të raporteve.
Borrell është shprehur i shqetësuar nga ngërçi politik, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, palët nuk arritën të pajtoheshin pasi tha se secila kishte parakushte që nuk i pranonte pala tjetër.
“Jemi shumë të shqetësuar nga ngërçi i procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sulmet e fundit terroriste që i kemi dënuar sërish në takimin që kemi pasur sot veçmas me kryeministrin Kurti, së bashku me presidentin Macron, kancelarin Scholz dhe kryeministren Meloni, dhe më pas me presidentin Vuçiq, për të diskutuar situatën, për të sqaruar edhe një herë se e vetmja rrugë përpara është dialogu”, u shpreh ai.
Tutje ai tha se kanë paraqitur një propozim serioz dhe të balancuar evropian për themelimin e Asociacionit.
“Ekziston një pengesë e madhe që është themelimi i Asociacionit dhe për t’i ndihmuar palët të arrijnë një marrëveshje, ne të gjithë së bashku paraqitëm një propozim serioz dhe të balancuar evropian për themelimin e Asociacionit dhe këmbëngulëm që palët të shfrytëzojnë këtë rast që do të ishte një rast i madh për rrugën përpara në procesin e normalizimit të raporteve dhe për të shmangur dhunën”.
Borrell ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog pasi tha se kjo është mënyra e vetme për të avancuar tutje në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Fatkeqësisht, palët nuk ishin të gatshme të pajtoheshin për këtë, për disa parakushte që ishin të papranueshme nga pala tjetër. Në fund, kërkojmë nga palët që të angazhohen seriozisht në procesin e normalizimit që mund të bëhet vetëm në kuadër të dialogut, sepse është e vetmja mënyrë që ato të avancojnë në rrugën evropiane. Ne do të vazhdojmë të insistojmë dhe të punojmë për të arritur një marrëveshje, por sot fatkeqësisht nuk ka qenë e mundur pa parakushte nga secila palë që ishin të papranueshme për tjetrën”, u shpreh Borrell./Arbresh.info.
Hajvalia në errësirë totale – Banorët pa rrymë prej ditësh, ...
KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e...
Përfundon operacioni policor në Pejë, arrestohet një person
Vrasje në tentativë në Pejë, Policia në kërkim të të dyshuar...
Mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së, e mbyllur për media
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...