Vjosa Osmani, me ftesë të ish-presidentit të Donald Trump, ka udhëtuar në Washington D.C. për të marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes, krahas disa liderëve botërorë.
Sot pritet të mbahet takimi inaugurues i Bordit të Paqes, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga disa vende. Kosova dhe Shqipëria tashmë kanë konfirmuar prezencën e tyre.
Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës si vend anëtar dhe bashkëthemelues i Bordit të Paqes si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit, duke theksuar se ky hap fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me aleatin tonë kryesor, SHBA-të, dhe me Bordin e Paqes për të sjellë rezultate konkrete, për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonet e prekura nga konfliktet dhe për të promovuar një të ardhme të bazuar në bashkëpunim, siguri dhe prosperitet të përbashkët”, ka theksuar Osmani.
Trump: Irani mund të shkatërrohet në një natë
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...
Ministria e Drejtësisë së RMV: Provimi i jurisprudencës jepe...