Komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë, gjenerali në pension Jasper Jeffers, ka bërë të ditur se disa shtete, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, janë zotuar të kontribuojnë me trupa për misionin e sapokrijuar të sigurisë në Rripi i Gazës.
Sipas Jeffers, Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria kanë premtuar dërgimin e forcave në kuadër të këtij misioni ndërkombëtar që synon stabilizimin e situatës në Gazë.
Përveç dërgimit të trupave, Egjipti dhe Jordania – dy shtete që kufizohen me Rripin e Gazës – kanë rënë dakord të ofrojnë trajnim për policinë dhe forcat lokale të sigurisë.
“Me këto hapa të parë, ne ndihmojmë në sjelljen e sigurisë që Gaza ka nevojë për një të ardhme me prosperitet dhe paqe të qëndrueshme,” ka deklaruar Jeffers.
Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit është krijuar me qëllim të mbështetjes së sigurisë dhe krijimit të kushteve për stabilitet afatgjatë në territor, në një kohë tensionesh të vazhdueshme dhe sfidash humanitare në rajon.
Ende nuk janë bërë publike detaje të mëtejme lidhur me numrin e trupave që secili shtet do të angazhojë, si dhe afatin e dislokimit të tyre në terren.
Five countries have agreed to send troops for the International Stabilisation Force in Gaza:
Indonesia
Morocco
Kazakhstan
Kosovo
Albania pic.twitter.com/v6nSxn88du— Clash Report (@clashreport) February 19, 2026
Gjashtë të lënduar pas aksidentit në Kçiq, një fëmijë në gje...
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigur...
Prattipati takon Kurtin: SHBA kërkon angazhim për paqe dhe s...
Haxhiu takoi përfaqësuesit e organizatave partnere dhe të sh...
Dikur shkëlqente në Evropë, Coutinho tashmë ndërpret kontrat...
Rama në Bordin e Paqes: Nderojmë misionin e Trump, të shpëto...