Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s, nesër në orën 15:00, në seancën plenare do të diskutojë për Kosovën.
Në kuadër të seancës plenare, Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s do të debatojë dhe votojë për kërkesën e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).
Bordi Ekzekutiv përbëhet nga gjithsej 58 shtete anëtare prej të cilave 32 tashmë e kanë njohur Kosovën.
Telegrafi mëson se për t’i përcjellë për së afërmi diskutimet rreth kërkesës së Kosovës për anëtarësim, për në Paris do të udhëtojë edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh Ministër i Jashtëm i Kosovës.
Në rast të epilogut pozitiv të votimit të Bordit Ekzekutiv nesër, ku Kosovës do t’i nevojitet shumica e thjeshtë e votave të anëtarëve të Bordit, Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s do të votojë në fillim të nëntorit anëtarësimin e Kosovës në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara.
Moti sot në Shqipëri
Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati
Osmani, Basha e Kurti marrin pjesë në ceremoninë përkujtimor...
27 vjet nga masakra e Reçakut, ngjarja që ndryshoi kahjen e ...
Moti sot në Kosovë, temperaturat nga -5 deri në 7°C
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...