Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes, pas reshjeve të borës.
Rama ka thënë se komuna po kujdeset që rrugët e Prishtinës të jenë të pastra dhe të qarkullueshme për të gjithë.
“Bora e parë ka mbuluar Prishtinën tonë me një veshje të bardhë magjike! E ne po kujdesemi që rrugët tona të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme për të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje ai shkruan që ta përcjellim borën e parë me dashuri dhe kënaqës
“Të dashur qytetarë, keni kujdes gjatë ngasjes së veturave. Le ta përcjellim borën e parë me dashuri dhe kënaqësi!”, shkruan Rama./Arbresh.info/
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...