Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri, ka zyrtarizuar kandidaturën e parë për zgjedhjet e 25 prillit.
Boiken Abazi do të kandidoj për deputetë nga radhët e LVV-së, në Qarkun e Tiranës, raporton arbresh.info
Ndërsa, janë dorzuar 3765 nënshkrime në mbështetje të kandidatit Boiken Abazi.
Ky është postimi i plotë:
Dorëzohen 3765 nënshkrime në mbështetje të kandidatit Boiken Abazi
Sot, 10 ditë para afatit, një dërgatë prej dhjetë vetash, anëtarë të komitetit nismëtar, përfaqësues e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Shqipëria e Kosova dorëzuan në KQZ dosjet me nënshkrimet mbështetëse të 3765 qytetarëve të qarkut Tiranë për zyrtarizimin e kandidaturës së Boiken Abazit si kandidat nga zgjedhësit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Mbështetja kaq e madhe prej qytetarëve nga bashkitë e qarkut Tiranë (Tirana, Kamza, Vora, Kavaja e Rrogozhina) nga shumë lagje e fshatra, na jep zemër për fushatën që na pret. Me idealet më të sinqerta për kombin e shoqërinë tonë, për drejtësi e zhvillim ekonomik, do të vazhdojmë aktivitete gjithnjë e më intensive. Falënderojmë nga zemra gratë e burrat që na kanë dhënë mbështetjen për kandidimin e z. Boiken Abazit, e në ditët në vijim do të angazhohemi me gjithë mundësitë që kemi për të mbledhur nënshkrimet e nevojshme në Lezhë, në mbështetje të Iliaz Shehut, dhe në Gjirokastër në mbështetje të Kreshnik Merxhanit.
/arbresh.infio/

Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për...
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...