Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazit. Sipas tij, mbajtja e Abazit në komisariat është mesazh politik.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zaimi ka thënë se drejtorët e policisë që kanë dhënë urdhër për “vëmendje speciale” për Boikenin mbajnë përgjegjësi edhe vetë, siç do të mbajnë edhe politikanët që i kanë telefonuar për t’i “udhëzuar”.
“Protestat do të vazhdojnë dhe do të jenë gjithëpërfshirëse, sepse prishja e teatrit ishte akt tinzar nga një pushtet që ka vepruar natën, si bandit ordiner”, ka shkruar Zaimi.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka njoftuar se nga policia e atjeshme është arrestuar Drejtori i Qendrës së tyre, Bioken Abazi.
“Në përpjekje qytetare për mbrojtjen e ligjshme të Teatrit Kombëtar nga shkatërrimi i paligjshëm, Policia e Shtetit ka ndaluar aktivistët Boiken Abazi dhe Kastriot Qema dhe i ka shoqëruar ata në komisariat”, thuhet në postim.
VV’ja i ka bërë thirrje shtetit shqiptar të ndalojë menjëherë prishjen e mëtejshme ndërtesës së Teatrit dhe të lirojë menjëherë aktivistët e qytetarët.
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...