Bllokohet rruga Malishevë-Duhël

14:41 | 6 Janar 2016
M. A.

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe shkrirjes së borës, në Komunën e Malishevës, ka vërshime të mëdha.

Rruga Malishevë-Duhël, është bllokuar dhe luten të gjithë vozitësit, që mos qarkullojnë në këtë drejtim, si dhe mos ta lëshojnë autostradën për tu futur në Malishevë.

Lumi Mirusha dhe shumë përroska kanë dalë nga shtretërit e tyre, duke vërshuar shumë pjesë të Komunës së Malishevës. Është bllokuar edhe për në fshatin Gurbardh, përkatësisht ura në liqenin Mirusha.

Sipas drejtorit për Mbrojte dhe Shpëtim, Ahmet Morina, të gjitha ekipet e emergjencës dhe shpëtimit, janë ne terren, duke i ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë.

20160106130534118

20160106130543899646

Shpërndaje në rrjete sociale