Policia e Kosovës njofton se për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, më 20 dhe 21 qershor 2025 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në disa segmente të autostradave dhe rrugëve kombëtare në vend.
Garat, të cilat janë pjesë e Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm, do të zhvillohen në këto orare dhe segmente rrugore:
Më 20 qershor 2025, nga ora 10:00 deri 14:00, do të bllokohet për qarkullim segmenti i autostradës “Arbër Xhaferi” nga hyrja/dalja Lipjan deri te hyrja/dalja Bibaj, në drejtimin Prishtinë – Hani i Elezit.
Më 21 qershor 2025, nga ora 09:00 deri 16:00, gara do të zhvillohet në relacionin:
Autostrada “Arbër Xhaferi” – hyrja/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – Rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë – Autostrada “Ibrahim Rugova” – Malishevë – Duhel dhe anasjelltas.
Policia e Kosovës do të jetë e pranishme në terren për të zbatuar masat dhe veprimet e nevojshme për siguri rrugore gjatë garave. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim dhe, nëse është e mundur, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur pritjet dhe vonesat.
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...