Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se do të kandidojë për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar si prioritete reformimin e sistemit të drejtësisë, avancimin e barazisë gjinore dhe përforcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Në deklarimin e tij publik, Sallahu tha se synon të kontribuojë me “profesionalizëm, integritet dhe përkushtim” në proceset ligjore dhe në politikat që lidhen me sundimin e ligjit. Ai u shpreh i bindur se me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti, vendi mund të zhvillohet më tej.
Sallahu është i lindur e rritur në Prishtinë. Ka kryer studimet bachelor dhe master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa doktoraturën e ka përfunduar në Universitetin Shtetëror të Ankarasë. Ai është ligjërues universitar.
Mbi 15 vite ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ka shërbyer për dy legjislatura si këshilltar i Grupit Parlamentar të VV-së.
Në Qeverinë Kurti 2 ai mbajti pozitën e zëvendësministrit të Drejtësisë, ndërsa aktualisht është ushtrues detyre i ministrit./Arbresh.info
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...
Të shtëna dhe kërcënime – si është shënjestruar Trump ...
A po pret Barcelona që Reali t’ua bëjë “Korridorin e nderit?...
Nesër afati i fundit për presidentin – si u përplasën të die...