Blerim Rexha është zgjedhur kryetar i KSHC’së me vendim unanim të anëtarëve të këtij këshilli në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të premten.
Berisha në të kaluarën ka qenë edhe kandidat i PDK’së për Deputet.
Ky është njoftimi i plotë i KSHC:
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) njofton që Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 09.10.2015, me vendim unanim vendosi që Prof. Blerim Rexha të zgjidhet Kryetar i KSHC-së.
Prof. Blerim Rexha është profesor i asocuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Prof. Rexha është emëruar anëtarë i Këshillit Shtetëror të Cilësisë në muajin Mars 2015.
Me rastin e zgjedhjes, Prof. Blerim Rexha falënderoj anëtarët e KSHC për besimin e dhënë si dhe u zotua që do të punoj me përkushtim për zhvillimin e mëtejmë të AKA-së dhe ngritjes së cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë dhe bashkëpunimit ndërkombëtarë.
Po ashtu në këtë mbledhje, me vendim unanim KSHC vendosi që Prof. Lul Raka të zgjidhet Zëvendës Kryetar i KSHC-së. Prof. Raka është profesor asistent në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës”Hasan Prishtina” dhe është emëruar rishtazi anëtarë i Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë shprehu falënderimin për Kryetaren e mëparshme të KSHC-së, Prof. Ferdije Zhushi për kontributin e dhënë në themelimin dhe konsolidimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...