Organizatat e bizneseve kanë paralajmëruar protestë për nesër, kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji që parashikon kalimin e bizneseve në tregun e lirë të energjisë, vendim ky që ka hyrë në fuqi më 1 qershor. Kërkesa kryesore e tyre është që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet për një vit.
Protesta do të mbahet nga ora 11:00 deri në 12:00 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i ka bërë thirrje Qeverisë që të reflektojë lidhur me këtë vendim.
“Kërkesë e bizneseve është që vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji t’u jepet një vit që të përgatiten për tregun e lirë të energjisë. Ka shumë biznese që nuk janë të njoftuar për këtë proces. E kam thënë edhe më herët po bëhet nxjerrje e dhunshme të 1300 bizneseve në tregun e lirë të energjisë”, tha Rafuna./Arbresh.info
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...