Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi ka udhëtuar në Varshavë të Polonisë.
Atje ai është ftuar nga Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Polonisë, Adam Szłapka, ku do të marrë pjesë bashkë me homologë në takimet dhe diskutimet të organizuara në kuadër të “Takimeve Informale të Ministrave për Çështje të Bashkimit Evropian”
“Në margjina të kësaj ngjarjeje dy ditore të organizuar nga Presidenca polake e Këshillit të BE-së, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë edhe një sërë takimesh bilaterale me shtete aleate, mike e partnere”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...