Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt kryeqendrës së Polonisë, Varshavës.
Në këtë vizitë zyrtare, zëvendëskryeministri do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga “Trans European Policy Studies Association” (TEPSA) ku do të jetë folës në panelin me titull “Who Should be the Real Time-Keeper in EU Enlargement?”.
Bislimi gjithashtu pritet të ketë edhe takime bilaterale me zyrtarë qeveritarë dhe parlamentarë të Polonisë, ndër të tjerë edhe me ministrin për Bashkim Evropian të Polonisë, Adam Szłapka./Arbresh.info
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë