Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Sipas tij, Zvicra ka konfirmuar mbështetje prej 83 milionë frangash për Kosovën.
“U riafirmua mbështetja e fuqishme ndaj Qeverisë në luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit, në sundim të ligjit, zhvillim të demokracisë dhe qeverisjen e mirë. Në takim tema diskutimi ishin dhe aplikimet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit.
“Teksa zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe mbi prioritetet e Qeverisë gjatë këtij viti, u ritheksua dhe përkrahja e vazhdueshme e shtetit të Zvicrës ndaj Kosovës në agjendën zhvillimore dhe përmes projekteve për vitet 2022-2025, ku investon në sektorët si demokracia, qeverisja e mirë dhe paqja, zhvillimi ekonomik, ndryshimet klimatike, sektori i ujërave e shëndetësia në shumën totale prej 83 milionë franga zvicerane”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/



Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova