Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali.
Bislimi, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me zyrën greke duke vënë në pah mundësitë për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe marrëdhënieve mes dy vendeve.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se në takim u cek angazhimi dhe progresi i Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian dhe dinamikat përgjatë këtij viti.
“Duke theksuar po ashtu nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe objektivat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe aplikimin për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në njoftim thuhet se ambasadorja Vakali u shpreh se Greqia mban marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën dhe se ato janë zhvilluar në një nivel më të avancuar.
“Theksoi se ndjehet e impresionuar me potencialin e madh që ka Kosova dhe mundësitë që ekzistojnë për bashkëpunim bilateral. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Vakali për takimin. Njëkohësisht theksoi rolin e rëndësishëm, që Greqia ka në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe shprehu gatishmëri të plotë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Po ashtu, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se tani është momenti i duhur që Greqia t’iu bashkohet shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Osmani: Gjenocidi i Millosheviqit, plagë e përjetshme
Nisin negociatat për një marrëveshje dypalëshe mes SHBA-së d...
Alban Hyseni bën betimin si kryetar i Gjilanit: Do t’i shërb...
Liderët fetarë nënshkruan deklaratë kundër dhunës gjinore, a...
Sylvinho: Arritje historike – kualifikimi në ‘play-off...
Ramiz Lladrovci betohet për herë të katërt si kryetar i Dren...