Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Raporti i Komisionit Evropian i vitit 2024 për Kosovën është dëshmi e radhës e rritjes ekonomike dhe progresit të bërë.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se Raporti vjetor për vendin i hartuar nga Komisioni Evropian, rikonfirmoi zhvillimin ekonomik që po njeh vendi dhe indikatorët pozitiv makroekonomikë.
“Në kapitullin 2.3 të raportit ku flitet për zhvillimin ekonomik dhe konkurrueshmërinë, theksohet rritja ekonomike, rritja e punësimit, rritja e të hyrave buxhetore, rritja e investimeve të huaja direkte, ulja e papunësisë, forcimi i stabilitetit makroekonomik, përmirësimi i raportit eksport-import, ulja e inflacionit, ulja e borxhit publik, zvogëlimi i informalitetit”.
“Në raport, përmendet mbështetja e Qeverisë ndaj qytetarëve dhe politikat gjithëpërfshirëse veçanërisht në subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për rreth 200.000 amvisëri, gjersa përgëzohet Kosova për konsolidimin fiskal, përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe zgjerimin e sektorit bankar”, ka shkruar Bislimi.
Ndër tjera, ai shtoi se blloku i kritereve ekonomike është një prej më kryesoreve të procesit të integrimit evropian, dhe “Kosova po tregon se po ecën me hapa të shpejtë drejt rritjes ekonomike dhe përafrimit me Bashkimin Evropian”.
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...
Formohet komisioni për verifikim të mandateve
Kurti: Po synojmë të jemi të suksesshëm në konstituimin e Ku...
“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani