Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Besnik Bislimi ka numëruar dështimet që sipas tij i ka Qeverisja Koti, siç e ka quajtur ai, ka bërë kohë pandemie.
Në një konferencë për media Bislimi ka prezantuar vendimet e mira të Qeverisjes Kurti dhe dështimet e Qeverisjes Hoti, raporton portali arbresh.info.
“Do të përpiqemi t’i respektojmë këshillat për respektim të masave. Nga raportimi i përditshëm nga Instituti mësuan se ka një numër të të infektuar nga kryeqyteti. Sot mund të themi se përballja me pandeminë na ka dal nga kontrolli. Dështimi në përballje me pandeminë do të dyfishojë dëmet ekonomike. Qeveria Kurti e ka kaluar në masa gjatë qeverisjes. Pandeminë e futem në kontroll dhe ekonomia u mbështet. U negociuan kredi të nevojshme. Fal menaxhimit të suksesshëm, ne filluam ta hapim vendin e bashkë me këtë edhe ekonominë. Çdo gjë ndryshoi me vendimin e Gjykatës dhe formimin jo legjitim të Qeverisë. Që nga ai moment vendi e ka marr teposhtën. Qeveria Koti haptazi tregoj se s’është e gatshme ta menaxhojë pandeminë. Mbulimi i kartonit të gjelbër nuk u përmbush e marrëveshjet ndërkombëtare s’po miratohen. E gjitha çka dëgjuam nga kryeministri Koti ishte takimi me Vuçiqin. Në vend të zgjedhjeve këta u bënë bashkë të gjithë. Ajo që i bëri bashkë ishte tmerri për të mos shkuar në zgjedhje. Të gjithë bashkë rezultojnë pakicë krahas Vetëvendosjes”, u shpreh ai. /arbresh.info/
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë