Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi priti në takim Komisioneren për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq.
Komisionerja Mijatoviq u shpreh falënderuese për mikpritjen nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjatë punës së saj monitoruese për të drejtat e njeriut, si dhe fushat që kanë të bëjnë me drejtësinë tranzicionale, kohezionin social, liritë e mediave dhe barazia gjinore. Gjithashtu, u përshëndet dhe puna e Qeverisë për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.
Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi Komisioneren Mijatoviq rreth angazhimit të vazhdueshëm dhe përkushtimit të Qeverisë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. Në takim u diskutua edhe mbi avancimin e barazisë gjinore dhe rëndësinë e kuotave të grave në institucione publike të Republikës së Kosovës.
Zëvendëskryeministri Bislimi foli edhe mbi bashkëpunimin që tashmë Kosova e ka përmes institucioneve ku është anëtare, siç janë Komisioni i Venedikut dhe Banka e Këshillit të Evropës, si dhe aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...