Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark.
Wigemark e njoftoi zëvendëskryeministrin mbi mandatin e EULEX në Kosovë, si dhe çështjet me të cilat merret misioni. Të dy bashkëbiseduesit folën për gjendjen aktuale në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. Wigemark theksoi se EULEX-i është i përkushtuar që të mbështesë institucionet e Kosovës në funksionimin e rendit dhe ligjit. Ndër tjerash, të takim u diskutua edhe për situatën e Kosovës në raport me integrimet Evropiane dhe dialogun./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...