Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Duke e falënderuar ambasadorin për mbështetjen, përkushtimin dhe dedikimin e sinqertë të tij, zëvendëskryeministri u shpreh se Finlanda ka qenë dhe mbetet partner i Republikës së Kosovës. Ai tha se vitet e fundit kanë sjellë bashkëpunim të shkëlqyer dhe forcim të mëtejmë të marrëdhënieve Kosovë-Finlandë.
Nga ana e tij, ambasadori u shpreh se përgjatë këtyre katër viteve në Kosovë ka patur bashkëpunim dhe partneritet bilateral, eksperiencë e cila reflekton njëherit edhe raportet mes Kosovës dhe Finlandës.
Në takim u diskutua ndër të tjera edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe integrimin evropian të Kosovës. Zëvendëskryeministri Bislimi i uroi suksese ambasadorit në angazhimet dhe detyrat e tij të radhës./Arbresh.info




PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...