Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi, po merr pjesë në ngjarjet që po organizohen në kuadër të ndarjes së çmimeve Ndërkombëtare Charlemagne në Aachen, ku ishte folës në panelin me titull “Më shumë Evropë për një Evropë më të fortë?”.
Përgjatë adresimit të tij dhe bashkëbisedimit, Bislimi tha se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian si orientim strategjik ku gëzon edhe mbështetje të gjerë qytetare në këtë proces, gjersa edhe kemi aplikuar në dhjetorin e vitit 2022 për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Theksoi se vendi ynë meriton që aplikimi të trajtohet në mënyrë serioze dhe në baza meritokracie nga Bashkimi Evropian dhe të ndërmerren hapa konkrete në këtë drejtim, kur tashmë edhe kanë kaluar 9 vite të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
Foli edhe mbi arritjet e qeverisë në zbatim të reformave e përafrimit me standardet evropiane, linjëzimin e Kosovës me politikën e jashtme të BE-së, punën e zhvilluar në lidhje me Planin e Rritjes, si dhe zhvillimin ekonomik dhe progresin në indikatorët demokratik që ka njohur vendi, të dëshmuar dhe nga matjet e ndryshme ndërkombëtare.
Bislimi nënvizoi rëndësinë e zgjerimit të BE-së dhe nevojën për një rrugë të qartë drejt anëtarësimit për vendet të cilat kanë synim të bëhen pjesë e familjes evropiane.
Në kuadër të qëndrimit në Aachen, zëvendëskryeministri Bislimi do të marrë pjesë edhe në ceremoninë ku Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vlerësohet me çmimin ndërkombëtar Charlemagne 2025./Arbresh.info
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë