Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Washington D.C., Ilir Dugolli, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë me rastin e 112-vjetorit të pavarësisë dhe 80-vjetorit të çlirimit të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë ngjarjes, Zëvendëskryeministri pati kënaqësinë të takojë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof, ambasadorë, diplomatë dhe pjesëtarë të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Arbresh.info/



Moti sot me diell në Kosovë
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane