Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiun.
Gjatë këtij takimi, ata folën për shqetësimet e nevojat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, diskriminimin sistematik që i bëhet atyre nga institucionet qendrore e lokale të Serbisë, sidomos në fushën e arsimit dhe në lidhje me pasivizimin e adresave, përcjell Arbresh.info
“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Luginën e të gjithë shqiptarët atje, vijon e palëkundur. Përkrahja financiare në buxhetin e vitit të ardhshëm po rritet tutje për Luginën e Preshevës, e ku tashmë do të ndahen 3 milionë euro. Fondet për mbështetje financiare në dy vitet e fundit janë vënë në funksion të ruajtjes së kulturës e identitetit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, thuhet në njoftim.
Në takim, Bislimi shoqërohej nga Këshilltari Politik për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ragmi Mustafi, ndërsa Kryetari Lutfiu, shoqërohej nga nënkryetari i tij, Enkel Rexhepi./Arbresh.info
E konfirmon Hoxha: Osmani dhe Begaj pjesëmarrës në marshin “...
Momente paniku! Një burrë tenton t’i marrë fëmijën një gruaj...
FC Ferizaj i kundërpërgjigjet Prishtinës së Re, hedh posht a...
Vazhdon shkëlqimi i Florent Hasanit, realizon golin e 17 në ...
Kurti në Mynih takoi ministrin e Norvegjisë, flasin për mund...
Më 17 shkurt, në marshin “Drejtësi, jo politikë” do të inter...