Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti sot ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.
Duke i uruar mirëseardhje ambasadorit Schnetzer, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona dhe falënderoi Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, përcjell Arbresh.info.
Bislimi foli dhe mbi bashkëpunimin e frytshëm me ish-ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Ëeidinger e kontributin e tij, dhe i ofroi ambasadorit të ri George Schnetzer bashkëpunim të afërt në thellim të mëtejmë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Mes temave të diskutuara përgjatë takimit ishte dhe rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Kosova është e përgatitur institucionalisht dhe e gatshme për hapa të rëndësishëm tutje drejt integrimit në BE, ku e mirëpret planin e ri për zgjerim, përfshirë parimin që procesi duhet të jetë i bazuar në meritokraci./Arbresh.info/


FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik