Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga ambasada britanike në Kosovë, me rastin e Ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III.
Në fjalën e tij, ai shprehu se Mbretëria e Bashkuar mban një vend të veçantë në zemrat dhe mendjet tona, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Në rrugëtimin tonë për liri, Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë një aleat i palëkundur – një komb që përkrah lirinë dhe vlerat demokratike, që na qëndruan pranë gjatë luftës dhe përpjekjeve tona për çlirim, dhe vitet pasuese të rindërtimit të vendit tonë. Javën e kaluar, pritëm ish-kryeministrin Tony Blair, për të shënuar së bashku 25 vjet nga çlirimi i Kosovës. Ne e vlerësojmë shumë dhe nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen e tij të palëkundur gjatë luftës.” tha zëvendëskryeministri.
Më tej, ai shtoi se Kosova është tashmë një shtet i cili synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO, Këshill të Evropës, dhe që po fuqizon themelet e demokracisë dhe lirisë, të drejtave civile dhe sundimit të ligjit.
“Në aspiratat dhe rrugëtimin që kemi përpara, ne kemi besim se me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve tanë perëndimorë, do t’i arrijmë qëllimet tona, teksa marrëdhëniet tona diplomatike, vizitat dypalëshe, bashkëpunimi dhe lidhja ndërnjerëzore po forcohen dita-ditës. Një lidhje më e thellë në politikë, kulturë, ekonomi, siguri dhe shumë fusha të tjera.” përfundoi zëvendëskryeministri./Arbresh.info



Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...