Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka dhënë shifra për numrin e mundshëm të personave të punësuar që mund të jenë afektuar nga pandemia.
Bislimi, në “Debat Plus” ka thënë se ekonomia e Kosovës i ka 320 mijë të punësuar e që nga ta 85 mijë janë nga sektori publik.
“Nga këto të dhëna maksimumi që kanë mundur të afektohen nga pandemia janë 100 mijë. Por ne e kemi lënë edhe një lluft dhe kemi llogaritur se mund të kompensojmë 120 mijë punëtorë”, tha ai, përcjell Telegrafi. Ai thotë se një pjesë e punëtorëve nga sektori privat si shitja me shumicë apo pakicë kanë mundur të punojnë.
Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve thotë se punëtorëve që do të kompensohet paga 170 euro do t’u paguhet edhe tatimi në pagë dhe trusti.
Bislimi thotë se kanë vendosur që disa bizneseve t’ua kompensojnë edhe 50 % të qirave pasi dëshirojnë ta ndajnë barrën me sektorin privat.
Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve thotë se deri më tani janë regjistruar mbi 1,000 punëtorë që nuk kanë qenë të regjistruar deri më tani.
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?