Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë pohimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, vetëm ai ka paraqitur një propozim të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, duke theksuar se BE-ja ka paraqitur para palëve një plan të saj për implementimin e sekuencuar.
Menjëherë pas kësaj, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i është përgjigjur publikimit të fundit nga ana e Bashkimit Europian se ka pasur një propozim dje në tavolinën negociuese në takimin e nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Bruksel, përcjell Arbresh.info.
“Drafti i fundit i të dërguarit special të BE-së për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike, u nda me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik. Ofronte një modifikim margjinal në krahasim me draftin e mëparshëm. Në takimin e nivelit të lartë me 14 shtator në Bruksel, vetëm Kryeministri i Kosovës prezantoi një draft substancial dhe gjithëpërfshirës. BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, por këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë për t’u fokusuar vetëm në AKSHS. Çdo raportim alternativ është një shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i së vërtetës”, ka shkruar Bislimi në Twitter./Arbresh.info/


Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë
Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për rastin Rashiq: Vetëm s...
CEO i Al Hilal nuk e përjashton transferimin e Vinicius Jr n...
Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…
Vitia: Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme në luftën ...