Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar dhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i dhuroi Muzeut Kombëtar të Kosovës, penën me të cilën u nënshkrua vendimi i liberalizimit të vizave për Kosovën. Këtë dhuratë e pranoi zëvendësuesja e drejtorit të Muzeut, Vjollca Aliu, përcjell Arbresh.info.
Paraprakisht, pena e nënshkrimit të vendimit final mbi liberalizimin e vizave, i datës 19 prill 2023, i ishte dhuruar zëvendëskryeministrit Bislimi nga eurodeputeti dhe ish raportuesi për Kosovën mbi këtë proces pranë Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë në fund të muajit të kaluar.
Ky objekt, pritet të ekspozohet më tutje në Muzeun Kombëtar të Kosovës, njofton Qeveria.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi rëndësinë e arritjes së liberalizimit të vizave për shtetin dhe qytetarët tanë dhe domethënien që kjo penë e ka në mënyrë simbolike në siglimin e përfundimit të procesit. /Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...