Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka ironizuar me paraqitjen e kryeministrit Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë.
Bislimi në “Debat Plus” ka thënë se sa ka qenë në qeverisje Vetëvendosje kanë pasur raporte shumë të mira me Ambasadën e SHBA-së në Kosovë.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka hedhur kritika për kryeministrin Hoti që sipas tij për SHBA është nisur me premtime tjera. “Avdullah Hoti ka thënë se në SHBA do të negociojë vetëm një pikë – njohjen e Kosovës. Kur shkoi atje ai doli si nxënësi para profesorit te Trumpi”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-ministri i Ekonomisë thotë se projektet infrastrukturore që janë arritur në SHBA më parë janë arritur në shkurt nën ndërmjetësimin e BE-së.
“Për këto marrëveshje që është dakorduar në shkurt pse ka pasur nevojë të rrëzohet qeveria dhe të largohet tarifa”, tha ndër të tjera Besnik Bislimi.
Myftiu Tërnava – politikanëve: Është e papranueshme që njerë...
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...