Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, po raporton në Komisionin për Integrime Evropiane, për Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028.
Bislimi foli për rezultatet e qeverisjes në miratimin e disa ligjeve gjatë periudhës të kësaj qeverisjeje.
“Një numër i rëndësishëm i ligjeve janë miratuar gjatë kësaj periudhe që tashmë po zbatohen dhe do të përmendja kodin e procedurës penale ligjin për financimi e subjekteve politike ligji për deklarimin ,kontrollin dhe origjinën e pasurisë të zyrtarëve publikë, ligji për agjencinë për parandalimin e korrupsionit, ligji për zyrtarë publikë dhe pagat në sektorin publikë, ligji për parandalimin e dhunës në familje dhe dhuna na baza gjinore,ligji për zgjedhjet, etj”, tha Bislimi.
Bislimi foli për disa reforma që kanë nisur të zbatohen në vijimësi, ku për referencë mori fushën e administratës publike ku është krijuar portal i shërbimeve E-Kosova, që po zgjerohet çdo ditë me shërbime të reja që po ofron tek qytetarët, si dhe në zvogëlimin e barrës administrative përmes thjeshtimit, bashkimit të shfuqizimit të rreth 8% të licencave për operatorë ekonomik./rtk/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...