Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i ka quajtur gënjeshtra deklarimet e drejtorit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në kuadër të Qeverisës serbe, Marko Gjuriq, i cili ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për ndërprerjen e njëanshme të dialogut.
Ajo ka thënë se Serbia duhet një ditë t’i ndalojë përpjekjet që të flasë në emër të Kosovës, aq më tepër të dezinformoj në këtë adresë.
“Kosova në dialogun e Brukselit është dëshmuar për seriozitetin dhe përkushtimin e saj. Takimet që do të mbahen gjatë muajit maj, ne i kemi konfirmuar tash e sa kohë. Te hënën do të këtë takim për energjinë. Pastaj, me datën 20 maj, do të ketë takim për sigurimin e automjeteve, ku marrëveshja deri më tani është bllokuar nga anë e Serbisë. Me datën 18 maj do të kemi takim për çështjet e telekomit. Me datën 21 maj do ta diskutohet për IBM-in. I gjithë muaji maj do të jetë me takime. Arsyeja se takimet janë koncentruar më tepër në këtë muaj është se pikërisht Serbia ka refuzuar që të marrë pjesë në këto takime. Ndërsa, tash ka shprehur gatishmërinë që të marrë pjesë. Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen në të gjithë këto takime”, ka deklaruar Tahiri.
Ndryshe, drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në kuadër të qeverisës serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se Prishtina zyrtare ka vendosur të anulojë negociatat e planifikuara paraprake rreth Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...