Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është mbajtur takimi trilateral për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 14 shtator 2016 e cila parasheh reciprocitet në tabelat e veturave në mes të dy shteteve.
Në këtë takim delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri, prezantoi progresin në përgatitjet për zbatimin e marrëveshjes për reciprocitet në kuadër të lëvizjes së lirë, e cila do të heqë nga përdorimi tabelat ‘prova’ të cilat njëanshëm janë aplikuar nga ana e Serbisë për qytetarët e Kosovës.
Delegacioni konfirmoi se të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, si Ministria për Dialog, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, janë duke punuar intensivisht për t’i realizuar obligimet zbatuese në raport me këtë marrëveshje.
“Pas diskutimeve rreth pajisjes së veturave me letër ngjitëse që do të vlejnë për të dyja palët, BE-ja kërkoi që të dyja shtetet të marrin përsipër që pajisja e veturave me letër ngjitëse të bëhet pa pagesë e cila nënkupton se qeveritë e të dyja shteteve duhet t’i marrin përsipër shpenzimet për prodhimin e tyre.
Po ashtu u caktuan edhe specifikat e letër ngjitësve dhe modalitetet e zbatimit të këtij dakordimi”, thuhet në një njoftim për media.
Në këtë takim po ashtu u fol edhe për zbatimin e heqjes së targave ilegale që ende në disa raste përdoren nga qytetarët në komunat veriore të Kosovës. Të gjithë u pajtuan që kjo të shoqërohet nga një fushatë informuese e cila do të fillojë këtë vit, si dhe për të stimuluar këtë proces do të vazhdohet validiteti i targave KS.
Në këtë takim, delegacioni i Kosovës raportoi për progresin që është bërë për hapjen e zyrave të regjistrimit civil dhe gjendjes civile në katër komunat veriore, ku u theksua se procesi i rekrutimit, integrimit, trajnimit si dhe i krijimit të hapësirave të punës ka shënuar progres dhe se hapja e këtyre zyrave do të ndodhë gjatë muajit nëntor. Këto zyra të Qeverisë së Kosovës do të pajisin qytetarët me dokumentet e shtetësisë së Kosovës dhe të gjendjes civile.
Tri gra në kryesinë e re të Kuvendit të Kosovës
Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si k...
Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për ...
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...