Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian në Bruksel është në progres, dhe diskutimet në vijim në nivel të kryeministrash pritet të vazhdojnë në fillim të vitit 2016, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtëm dhe të Sigurisë e BE-së, njofton Klan Kosova.
Por, Kocijançiq në prononcimin e saj për të përditshmen serbe Tanjug, nuk ka bërë me dije nëse vala e re e bisedimeve do të fillojë menjëherë në janar.
Bisedimet në mes të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij serb Aleksandër Vuciq, pritet të vështirësohen, kur kihet parasysh vendimi i gjykatës Kushtetuese, se marrëveshje e arritur mes dy vendeve për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk gjen pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”
Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për li...
Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës...