Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se dialogu ne mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet me takime më të shpeshta, dhe sipas tij, takimi i radhës do të mbahet në fillim të muajit shkurt.
Serbia dhe Kosova kanë hyrë në një fazë të re të dialogut, atë të përfaqësimit në nivelin më të lartë, president – kryeministër.
Takimi i parë i këtij niveli është mbajtur të martën në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së.
Mustafa duke folur për takimin e së martës, ka thënë se pas takimit me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, ai i përbashkëti me liderët serbë ka qenë mjaft i vështirë duke e pasur parasysh edhe situatën e fundit që ka ndodhur .
Ai ka thënë për televizionin publik se nga takimet e ardhshme do të shihet nëse Serbia është e interesuar për normalizim të vërtet të marrëdhënieve, ashtu siç i janë zotuar përfaqësueses për Politikë të Jashtme të BE-së.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje