Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi ka thënë se këto bisedat e LDK-së në Viber konfirmojnë dyshimet që ka ngritur kjo parti.
“Ata në Whatsapp e Viber jo vetëm se po tregojnë krimin, por edhe autorët e krimit. Të gjithë po i shohim faktet. Provat i kishin edhe në ankesat tona, por PZAP e Supremja zgjodhen të mbyllin sytë. Ne kemi vazhduar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Kjo nuk është një çështje mandatesh e partishë, por çështje parimore për të mbrojtur vullnetin e ligjshëm e ruajtur integritetin e zgjedhjeve”, ka shkruar Rrustemi.
Ai ka kërkuar që Prokuroria të veprojë.
“Rasti është edhe në Prokurori. Kur i fton prokuroria këta? Çka duhet të ndodhë tjetër që Prokuroria me i ftu për intervistim? Çka ndodh me PZAP që nuk bëri as hetime e verifikime apo seancë dëgjimore që e kishte detyrim ligjor? Ky krim zgjedhor, më i madhi në zgjedhje i përqendruar në një numër votash nuk mund të injorohet e amnistohet”, ka shkruar Rrustemi./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu