Binjakëzimi i Cyrihut me Prishtinën, ideja e deputetit të parë shqiptar në Zvicër

17:11 | 13 Gusht 2018
M. A.

Përparim Avdili, është deputeti i parë shqiptar në parlamentin e Cyrihut nga partia Liberale.

Në një takim me Gëzim Mehmetin, Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave në Komunën e Prishtinës, Avdili për herë të parë ka shpalosur idenë për inicimin e procedurave për binjakëzimin e qytetit të Cyrihut me atë të Prishtinës.

Gëzim Mehmeti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ideja për binjakëzimin e dy vendeve është ide shumë e qëlluar.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim z. Përparim Avdili, deputetin e parë shqipëtar në parlamentin e Cyrihut nga rradhët e Partisë Liberale, me të cilin diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Qytetit të Cyrihut dhe të Prishtinës.

Deputeti Avdili e paraqiti për herë të parë në publik idenë e tij si dhe inicimin e procedurave për binjakëzimin e Qytetit të Cyrihut me atë të Prishtinës.

IDE SHUMË E QËLLUAR!

Shpërndaje në rrjete sociale