Bilall Sherifi: Grabovci qenka shkarkuar nga pozita e lartë ‘shef i shefave’

17:56 | 16 Qershor 2015
M. A.

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka ironizuar me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit për draft-ligjin për Gjykatën Speciale.

“Adem Grabovci paska deklaruar: ‘Posa të marrim draft ligjin nga Qeveria e Kosovës, do të diskutojmë me deputetët çështjen e votimit’.

Nisur nga kjo po del se Ademi ende nuk e paska marrë nga Qeveria draft-ligjin për Gjykatën Speciale. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë po i bie që Ademi qenka shkarkuar nga pozita e lartë ‘shef i shefave’.

Nëse Ademi ende e mban këtë pozitë, i bie që ai e ka marrë draft-ligjin nga Qeveria. Athu kush e din cila nga këto dyja është e vërtetë?”, ka shkruar Sherifi në profilin e tij në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale