Kryeministri i vendit duhet të tregoj se cili do të jetë pozicioni i koordinatorit të cilin po e propozon kryeministri Hoti për të diskutuar në dialogun Kosovë-Serbi.
Të paktën kjo ishte kërkesë e NISMA-së, brenda takimit që kryeministri Hoti kishte me përfaqësuesit e partive politike, raporton portali arbresh.info.
Para mediave Bilall Sherifi nga NISMA tha se Kosovës nuk i duhet më dialogu teknik dhe se nuk e di qëllimin e koordinatorit që kryeministri Hoti e ka paralajmëruar për bisedimet Kosovë-Serbi.
“Ky është forum i Kryeministrit me parti politike . Po vazhdon avazi që opozita mos me mbështet dialogun. Kryeministri na e dha raportin e dialogut. Kërkova që kryeministri t’ qëndrojë zotimit për dialog me njohje reciproke dhe jo dialog teknik. Ne nuk jemi për dialog teknik andaj Kryeministri duhet të tregoj se si do të jetë roli i koordinatorit në ketë proces.”./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...