Bashkësia Islame e Kosovës e ka mirëpritur mosmiratimin e Projektkodit Civil që rregullon bashkëjetesën mes personave me gjini të njëjtë, shkruan arbresh.info.
Sipas drejtorit të Drejtorisë për Kulturë dhe Shtyp në BIK, Ramadan Shokdra, kjo çështje për mos miratimin e Projektkodit Civil që rregullon bashkëjetesën mes personave të gjinisë së njëjtë ka qenë e ditur se nuk do të miratohet.
“Mos miratimi i Projektkodit Civil për martesa me gjini të njëjtë në Kuvend për ne ishte çështje e ditur pasiq ë këtë e ndalon Kur’ani dhe besimi Islam”, tha ai për arbresh.info.
Më herët edhe krerët e bashkësive fetare në Kosovë kishin kundërshtuar përmes një deklarate të përbashkët lejimin e “bashkësive civile”, pasi thanë se ripërkufizohet familja dhe martesa.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës dje nuk e ka kaluar në lexim të parë Projektkodin Civil pasi 29 vota ishin kundër, 28 pro dhe katër deputetë kanë abstenuar./arbresh.info/Fjolla Bajraktari/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...