Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), përkrahë dhe mbështet marshin “Liria Ka Emër” , që do të mbahet të dielën në Prishtinë në ora 14:00.
Kjo është bërë e ditur përmes një deklarate për opinion të lëshuar nga vetë BIK-u, raporton Arbresh.info.
“Bashkësia Islame e Kosovës përkrah dhe mbështet marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Bashkësia Islame e Kosovës beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së dhe vlerëson lart sakrificën e UÇK-së për lirinë e vendit, si një nga vlerat më të larta e të shenjta të popullit tonë”, thuhet në deklaratë.
Përveç kësaj, BIK-u u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve që në shenjë respekti për sakrificën sublime të UÇK-së, t’i bashkohen këtij marshi.
“Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës fton dhe bën apel te të gjithë besimtarët që në shenjë respekti e vlerësimi për sakrificën sublime të UÇK-së, dhe për hir të të gjithë atyre deshmorëve që dhanë jetën për liri, që më 2 prill 2023, të marshojmë të gjithë së bashku për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, në mënyrë që t’i dalim zot vlerave tona të shenjta”, thuhet tutje në deklaratë.
Bashkësia Islame e Kosovës, bënë të ditur se sot, në hytben e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Kosovës do t’u bëjë thirrje besimtarëve t’i bashkohen marshit për drejtësi./Arbresh.info/
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...
Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat arrijnë 13 gradë
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...