Sot, para anëtarëve të Kuvendit të BIK-ut, Bashkësia Islame e Kosovës edhe zyrtarisht ka inauguruar projektin “Përkujdesja ndaj jetimëve të Republikës së Kosovës”, një projekt ky tejet domethënës dhe i organizuar në bashkëpunim me Qendrën e “Mbretit Selman” të Mbretërisë së Arabisë Saudite.
BIK njofton se 500 fëmijëve jetimë në Kosovë, pa asnjë dallim do t’u dhurohet nga 50 euro për çdo muaj për një vit radhazi.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, falënderoi Qendrën e “Mbretit Selman” të Mbretërisë së Arabisë Saudite për këtë projekt, por edhe për ndihmat e vazhdueshme që kanë dhënë përgjatë viteve për popullin e Kosovës. Ai tha se synimi i tij është që nga viti i ardhshëm të rritet numri i jetimëve që do të ndihmohen.
Bashkësia Islame e Kosovës përgjatë gjithë vitit, së bashku me Shoqatën “Bereqeti” pandërprerë ka qenë pranë secilës familje në nevojë, mirëpo ndihma ndaj fëmijëve jetimë zë një vend edhe më të veçantë./Arbresh.info
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...