Procedurat e shumta për zhdoganim si dhe taksat e larta për automjetet e përdorura, kanë ndikuar në uljen e importit të tyre.
Për dallim nga viti i kaluar, ku për periudhën janar – prill ishin importuar 7.100 vetura të vjetra, këtë vit janë importuar afro 4.000 mijë.
Sipas të dhënave të doganës, kjo ka shkaktuar 44 për qind më pak të hyra nga ky sektor për këtë vit, duke humbur 5.8 milionë euro taksë, raporton KTV.
Lidhur me këtë, të pakënaqur janë qytetarët, të cilët thonë se nuk kanë para për të blerë vetura të reja.
Sipas tregtarëve që shesin vetura, atyre të përdorurave u është rritur çmimi.
Për njohësit e integrimeve evropiane, në krijimin e kësaj gjendjeje ka kontribuar ligji për kufizimin të importit të automjeteve deri në 10 vjet të vjetra.
Sipas Hamit Zogajt, Qeveria duhet t’i ndryshojë politikat e brendshme.
Vjetërsia e veturave të importuara është shfrytëzuar nga Qeveria gjithmonë për të mbushur më lehtë buxhetin me para.
Në fillim u lejua importi i veturave deri në 8 vjet të vjetra, por me rritjen e kërkesave në buxhet, u rrit edhe vjetërsia në 13 vjet, për t’u hequr kufizimi më pas.
Ndërsa, me ligjin e ri, veturat nuk mund të importohen me vjetërsi më të madhe se 10 vjet.
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...